Pak para mesnatës së djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë. Biznesmeni Nikollaq Bollano, është gjetur i plagosur rëndë në rrugë.
45-vjeçari është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës.
Ende nuk ka informacion për autorët apo shkakun e kësaj plagosjeje të rëndë.
Policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.