Ishte parashikuar të mbahet të dielën, shtyhet takimi i Ramës me shqiptarët në Angli

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Londër që ishte parashikuar këtë të diel më 2 qershor është shtyrë.

Mësohet se shkak për shtyrjen e takimit janë zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Britaninë e Madhe.

Tubimi i Ramës në Londër do të mbahet më 9 qershor.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare.

Kryeministri Rama e nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.

Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos, ku morën pjesë mijëra shqiptarë. Më datë 16 qershor është parashikuar edhe takimi i fundit, me shqiptarët në Dyseldorf në Gjermani.

 


Shtuar 31.05.2024 16:43