Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se PD nuk do të votojë krijimin e komisionit të Posaçëm anti-korrupsion.
Sipas Bardhit, Rama bën propagandë, le të vazhdojë, ne do ta përballemi me fakte. Ne do të jemi të vërtetë dhe realë në luftën kundër korrupsionit që është interesi më i madh i qytetarëve.
“Duan ta përdorin për propagandë. Ne nuk bëhemi pjesë e propagandës së Edi Ramës që tallet me këtë ccështje nuk bëhemi. Ne jemi seriozë në luftën kundër korrupsionit dhe do ta bëjmë këtë. Rama bën propagandë, le të vazhdojë, ne do ta përballemi me fakte. Ne do të jemi të vërtetë dhe realë në luftën kundër korrupsionit që është interesi më i madh i qytetarëve.
Nuk ka patur asnjë konsultim, kanë bërë ҫdo gjë fakt të kryer. Ta tërheqin, të bëjnë ҫfarë të duan sa kohë e kanë nisur në ktë formë si propagandë dite, si gënjeshtër për t’i hedhur hi sy qytetarëve le të vazhdojnë, ne kemi rrugën tonë, luftë reale ndaj korrupsionit, propozime konkrete për mirëqeverisjen dhe respektimin e shtetit ligjor, por i korruptuari nuk mund të zotohet se do luftojë korrupsionin.
Rama ka patur 11 vite në dispozicion për të luftuar korrupsionin, për të garantuart qeverisjen në dobi të qyhtetarëve dhe jo në dobi të Arben Ndokës. E më thua hajde ulemi me të ngjashmit e Arben Ndokës. Arben Ndoka po të ishte në Kuvend mund të ishte anëtar i këtij komisioni dhe unë mund të kisha përballë një person që ditën diskuton me mua për luftën ndaj korrupsionit dhe në darkë porosiste vrasje. Këtu e ka ccuar Parlametin dhe qeverisjen Edi Rama”, u shpreh Bardhi.