Si po shkon marrëdhënia me Romeon? Flet ish-banorja

Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, ka qenë ҫifti më i përfolur në mediat rozë brenda dhe jashtë shtëpisë.

Të dy arritën që të siguronin një vend në finale e edicionit të tretë të “Big Brother Vip3”, ku Heidi mori vendin e katërt ndërsa Romeo të tretin.

Sakaq, në post “Big Brother Vip3” të zhvilluar mbrëmjen e sotme ka qenë Heidi, e cila ka folur për marrëdhënien e saj me Romeon që pas daljes nga shtëpia.

Ajo shprehet se raporti mes tyre është shkëlqyeshëm dhe se po mendon të zhvendoset në Shqipëri për dashurinë.

Rikujtojmë që Romeo nuk ishte pjesë e post “BBV3” mbrëmjen e djeshme.


Shtuar 29.05.2024 08:00