Arrihet marrëveshje, Bayerni gjen trajnerin e ri që do ta zëvendësojë Tuchelin

Bayern Munich ka mbetur pa trajner pas largimit të Thomas Tuchel në fund të sezonit, duke e mbyllur si rrallë herë më parë pa asnjë trofe të fituar.

Pas shumë diskutimeve me shumë trajnerë, Bayerni ka gjetur në në fund trajnerin e ri dhe marrëveshja tanimë është arritur.

Pasardhësi i Thomas Tuchel në pankinën e rekordmenëve të futbollit gjerman do të jetë Vincent Kompany.

Bavarezët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me menaxherët e ish-kapitenit të kombëtares belge dhe Manchester Cityt për një kontratë tre vjeçare.

Ndërkohë, Burnley, klub me të cilin 38-vjeçari ndodhet në kontratë, do të përfitojë 12 mln euro për lejimin e transferimit të trajnerit të ri në Bundesligë.

Palët kanë arritur marrëveshjen dhe në javën e ardhshme do të vijë zyrtarizimi i Kompany si trajner i ri i Bayern Munich.

Disa emra të njohur refuzuan pankinën e klubit të madh gjerman. Me këta të fundit që kanë gjetur zgjidhje tek ish-mbrojtësi i njohur belg.

Pavarësisht se Burnley zhvilloi një futboll tërheqës dhe ofensivë nën drejtimin e Kompany, skuadra nuk arriti të mbijetonte në Ligën Premier. /Telegrafi/


Shtuar 26.05.2024 15:05