Kanosi pronarin e një mobilierie, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan

Uiformat blu në Elbasan, kanë vënë në pranga një 23 -vjeçar, i cili pak ditë më parë ishte shpallur në kërkim, pas kanosjes që ka i bërë pronarin e një mobilierie.

Policia njofton se i riu i ka kërkuar pronarit 4 mijë euro, ndërsa ka bashkëpunuar me një 55-vjeçar i cili u arrestua pesë ditë më parë.

DVP Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Mobilieri”, i zhvilluar 5 ditë më parë, nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
23-vjeçari dyshohet ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua 5 ditë më parë, teksa merrte shumën e parave në mobilierinë e 50-vjeçarit.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. K., 23-vjeç, banues në Elbasan.


Shtuar 26.05.2024 12:44