Aktivistja Eva Pango del nga Spitali i Traumës, policia e qëlloi në sy me predhat e gazit lotsjellës: Është e jona Shqipëria! Po dal më e fortë dhe më e motivuar!

Aktivistja Eva Pango ka lënë Spitalin e Traumës në Tiranë, ku mori trajtim mjekësor pasi u godit në sy nga një predhë gazi lotsjellës gjatë protestës.

Pas daljes nga spitali, Pango ka ndarë një mesazh, duke falënderuar personelin mjekësor për kujdesin e treguar dhe duke theksuar se përvoja e vështirë e ka bërë edhe më të vendosur për të vijuar protestën e saj.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e saj, aktivistja ka përcjellë qartë vendosmërinë e saj, duke kënduar: “Është e jona Shqipëria!”

“Ju përshëndes të gjithëve nga spitali i Traumës në Tiranë ku po lë me përshtypjet më të mira jo për eksperiencën që kalova unë, që mos e kaloftë njeri, por për kujdesin që pata. Sinqerisht mos e provoftë njeri por këto eksperienca duhet të na bëjnë më të fortë, më të vendosur dhe më të motivuar, dhe mund ta them me siguri që më e motivuar po dal se sa hyra”,- tha ajo.


Shtuar më 25.10.2026 15:16