Motherwell dhe Hearts po përballen në javën e 10-të të Premiership në Skoci. Hearts kryeson 0-1 falë golit të Bragës në minutën e 29-të të pjesës së parë.
Në aksionin e golit pati rol edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sabah Kerjota. Ai dërgoi një pasim vendimtar nga krahu drejt qendrës, ku shoku i tij i skuadrës, Braga, shënoi me një goditje të saktë me kokë.
Të lidhura
None found
Kerjota u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 57-të.
Sulmuesi ishte pjesë e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe u cilësua si një nga risitë e trajnerit Rolando Maran. Megjithatë, italiani e la në tribunë. Debutimi i Kerjotës mund të shtyhet për dy takimet e nëntorit, kundër Finlandës dhe Bjellorusisë.




