Protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë për të shprehur mbështetjen ndaj Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u lëndua në sy gjatë protestës së së shtunës. Solidariteti i tyre u përcoll përmes thirrjeve dhe mesazheve të shkruara në bluza.
“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli” ishte mesazhi i vendosur në bluzat e disa prej pjesëmarrësve.
Të lidhura
None found
Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa situata paraqitet e qetë për momentin. Më herët, protestuesit dogjën “karriget e dialogut” të vendosura nga kryeministri Edi Rama, i cili prej disa ditësh u kërkon të rinjve protestues të dialogojnë.







