Pas tre eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ është rikthyer për të katërtin vit radhazi.
Ky event i madh sportiv, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.
Me qëllim, mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon” në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, kanë hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.
I. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datën 26.05.2024, nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datat 24-25 Maj 2024 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit) sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve- me rrugën “Daxhit” deri te kryqëzimi rruga -Tuneleve- me rrugën “Panorama e Liqenit),
Rruga “Daxhit-, (duke filluar nga kry.zimi rruga “Daxhit” me rrugën -Shaqir Palushi”, deri tek kryqCzimi rruga -Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),
Rruga “Diga e Liqenit (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqenit”), .
Rruga “Panorama e Liqenit” (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Ligenit” me rrugën “Diga e Ligenit”).
Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)
Blv “Zhan D’Ark”, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozës-Pallati me Shigjeta).
2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
a) Linja Nr. 1/A “Selit-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2- Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias”,devijon në njërin drejtim, në Sheshin Ëillson” tjetri në qendër
b) Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit”, devijon te sheshi “Willson”.
c) Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.
d) Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”.
e) Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti—Jordan Misja” devijon në qendër.
f) Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri—Qendër—Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
g) Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër
h) Linja Nr. 14 “Unaza” pezullohet përkohësisht.
3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërme.