Policia e Gjirokastrës, ka vënë në pranga një 45-vjeçar, pasi plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas.
Sipas informacioneve policore, mësohet se 45-vjeçari është konfliktuar me dy persona, 37 dhe 40-vjeç, e më pas i ka plagosur me thikë.
Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, sipas policisë së Gjirokastrës.
Ndaj 45-vjeçarit rëndojnë akuzatn për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.