Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi shpesh shfaqen në rrjete sociale duke u stërvitur dhe duke bërë aktivitet fizik. Është Meta ai që herë pas here i bën thirrje të rinjve që të merren me sport.
Mbrëmjen e sotme, i ftuar në “News 24”, Meta ka treguar se kush e ka motivuar për t’i hyrë sportit. Dhe ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Meta: Me aktivitetet e mia sportive kam dashur te jap mesazhin per mbrojtjen e shendetit nepermjet sportit. Garat na ndihmojne te gjitheve. Pa stervitje dhe pa djersitje nuk ka arritje. Monika ka qene nje nga nxiteset qe une te merresha me palester. Stresi im i vetem eshte si te ndaloj shqiptaret te ikin nga Shqiperia. Por tani e kemi gjetur ilacin “5 prioritete per 4 milion shqiptare plus. Ne duhet ti motivojme te rinjte te merren me sport. Me pelqen qe shoh shume njerez qe merren me sport dhe sterviten ne palester. Po bej gjithcka qe te motivoj te rinjte te merren me sport./albeu.com