Tjetër aksident në punë në Shëngjin. Bëhet me dije se ka humbur jetën një 60-vjeçar.
Ka mbërritur pa shenja jete në spital.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, 28-vjeçari Emiljano Frroku humbi jetën teksa po punonte në katin e nëntë të një pallati në Shëngjin.
Viktima po punonte në të zezë në ndërtimin pa leje të dy kateve shtesë të pallatit dhe nuk ishte pajisur me sigurinë teknike.