Greqia shtyn masat deri në 21 qershor për kufirin me Shqipërinë

Greqia ka shtyrë masat deri më datë 21 qershor për kufizimet e kalimit të kufirit me Shqipërinë. Kuotat në Kakavijë bëhen 1500 kalime në ditë, ndërsa më herët ishin 400 por kriteret mbeten po të njëjta.

Edhe pse Greqia vijon të lehtësojë masat kufizuese ndërkohë që sezoni turistik ka filluar, ende nuk ka lajme të mira për ata që duan të kalojnë në vendin fqinjë.

Edhe pse Shqipëria po shënon rënie drastike të numrave të të infektuarve, vetëm disa dhjetra raste në ditë, ndërsa për muajin qershor deri më tani janë shënuar 2 viktima.


Shtuar 12.06.2021 23:21