EURO 2020/ Belgjikë – Rusi, ky shpallet lojtari i ndeshjes

Kombëtarja e Belgjikës e ka mposhtur Rusinë me rezultat 3-0.

Golat e ndeshjes i realizuan Romelu Lukau në min e 10’, Thomas Meunier në min e 34’ dhe sërish Lukaku në min e 88’.

Pas ndeshjes UEFA ka shpallur futbollistin e ndeshjes, ai është Lukaku.

28- vjeçari, po kalon formë fantastike këtë sezon e këtë e dëshmoi edhe sonte duke e udhëhequr Belgjikën drejt fitores me dy-golëshin e tij.

Golin e tij të parë Lukaku ja dedikoi bashkëlojtarit të tij te Interi, Christian Eriksen, që kaloi momente të vështira sot pasi humbi ndjenjat në fushë, por fatmirësisht gjendja e tij tani është stabile.

Shtuar 12.06.2021 23:23