A ja uroi lindjen e vajzës Luizit? Tregon Zhaklin Lekatari (VIDEO)

Gazetarja, Zhaklin Lekatari ishte e ftuar sonte në emisionin “Canapè” në T7, ku tregoj shumë gjëra rreth jetës së saj dhe projekteve të reja.

Teksa në edicionin e dytë të formatit ‘BBV’, Zhaklina ishte në rolin e opinionisted, ajo u përball me shumë kritika dhe ofendime për mendimet e saj për fituesin e edicionit të dytë Luiz Ejllin.

Rikujtojmë që ditën e djeshme Luizi është bërë baba për herë të parë por a e ka uruar Zhaklina atë? Ja çfarë thotë ajo:

“Nuk kam kontakte me të gjithë banorët e ‘BBV’. Me thënë të drejtën nuk ia kam uruar. Sigurisht që lindja e një fëmije është gjithmonë e begatë dhe jetë të gjatë të gjithë fëmijëve që lindin, jo vetëm vajzës së atij. Por nuk mendoj që duhet të bëja një urim publik sepse nuk kam bërë urime të tjera publike për personazhë të tjerë si ‘gëzuar ditëlindjen’, ‘urime ditëlindja e vajzës’, nëse urimet i bëj, i bëj private dhe asnjëherë publike.”

View this post on Instagram

A post shared by Canapé (@canape.t7)

 


Shtuar 1.05.2024 23:45