Egla Ceno, e cila mbrëmjen e djeshme u zgjodh si lidere e kësaj jave për shtëpinë e ‘BBV3’, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Teksa banorja është nën kujdesin e mjekëve në ambientet e shtëpisë, Juli ka lexuar një zarf të ardhur nga produksioni.
“Banorë, për shkak të një komplikacioni shëndetësor, Egla është nën kujdesin e mjekëve. ‘Vëllai i Madh’ do t’ju lajmëroj për vazhdimin e rrugëtimit të saj.”- tha ai.