Prej disa muajsh lidhja e Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës merr shumë vëmendje në mediat rozë. Konfimrimi nuk ishte aspak në situatë normale pasi Fjolla u detyrua të pranojë lidhjen pasi u arrestua në shoqërinë e biznesmenit.
Por si nënë e dy vajzave, të gjithë janë kurioz për marrëdhënien e Fisnikut me fëmijët e saj.
“Fëmijët kanë qenë shumë të dashur me Fisnikun. I ka bërë për vete sepse është shumë i dashur si njeri. Speciale, shumë e mirë, se kam pritur as vetë të ishin kaq të lidhur”, tha këngëtarja në një intervistë kohë më parë.
Gjithsesi Fisniku e ka vërtetuar edhe vetë këtë pasi ka lënë një koment në foton e fundit të Ledianës, vajzës së madhe të Fjolla Morinës duke treguar kështu edhe kofidencat që ka krijuar me të dhe marrëdhënien mjaft shoqërore./albeu.com/