“Erdhi nga Italia”/ Piloti i BBVip zbulon kush e çoi dronin që përçau çiftin Romeo-Heidi

Disa ditë më parë, çifti Heidi-Romeo pësoi një ‘kolpo’ në shtëpinë e BBVip pasi në ajër u shfaq një dron që shkruante “Stop maskilizmit, Romeo fals, Heidi hap sytë”.

Dukshëm u pa mërzia e Romeos edhe pse Heidi përpiqej ta qetësonte duke i thënë se nuk do ndikohej nga droni.

Droni erdhi pasi Romeo me sjelljen e tij në suitë duke mos qëndruar afër Heidit ngjalli shumë debate. Sot, i ftuar në një lidhje Skype për emisionin “Big Brother Fan Club” në Top Channel, piloti Arbër Xhaja ka zbuluar se kush e dërgoi dronin.

Edhe pse aludohej se e kishte bërë Jetmiri për të përçarë çiftin, Xhaja zbuloi se në fakt ishte një vajzë në Itali.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çifitit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin”.

Rikujtojmë se debatet mes çiftit kanë vijuar edhe për shkak të suitës, surprizës nga Vëllai i Madh. Fan Club zbuloi videon e paprerë me deklaratën e plotë të Heidit të bërë në dhomën e rrëfimit lidhur me mos qëndrimin e Romeos në suitë. Banorja u shpreh se:

“Unë e kisha mendjen me bë qef, me ndejt te ai ambjenti dhe ai ishte jashtë t’u pi cigare, t’u shfry nervat. Si të vjen ty me ndejt jashtë, kur kemi një super ambjent të ri, aty prisja të shifja vaskën bashkë me Romeon, por aty kisha Gracianon, Julin dhe Eglën, dhe ai i fut një të qeshme që është shenjë nervozizmi dhe ikën.


Shtuar 28.04.2024 19:21