Nga lidhja toksike me Beartin te planet për këngëtare, Tea Trifoni i rrëfen të gjitha (VIDEO)

Tea Trifoni është një ndër ish-konkurrentet më të bujshme të këtij edicioni të “Për’puthen”, e cila i bëri lëmsh të gjithë dhe u kryqëzua nga fansat për mashtrimin e saj.

Ajo doli çift nga programi me Andin, ndërsa më vonë tregoi për publikun se kishte qenë një gënjeshtër, pasi në të vërtetë ishte e lidhur me një tjetër ish-konkurrent të “Për’puthen”, Beart Rexhepin.

Lidhja me këtë të fundit zgjati pak dhe pavarësisht deklaratave të shumta të dashurisë që kishin dhënë për njëri-tjetrin, ata s’u ndanë mirë.

Në rrjete sociale nisën thumbat, ndërsa Tea e cila fillimisht kishte hedhur vrer mbi Olsa Muhametin, u rikthye në “Për’puthen” për të treguar historinë e saj dhe gjithçka që kishte ndodhur kohëve të fundit.

Në një intervistë 60 sekondëshe për “Prive”, ish-konkurrentja është pyetur sa lidhje toksike ka pasur në jetën e saj.

“Vetëm një”- u përgjigj Tea, duke lënë të kuptohet se është ajo me Beartin.

Për kënaqësi personale, Tea mund t’i futet muzikës ndërsa për qetësi mendore mund të mbyllë rrjetet sociale.

Sa paguhet për reklama tashmë që është personazhi më i përfolur dhe i ndjekur?

“Mjaftueshëm”- ka thënë ajo pa zbuluar një shifër.

Gjithashtu, Tea ka treguar se s’flet me asnjë nga djemtë e emisionit, megjithëse së fundmi e kemi parë shpesh në shoqërinë e Fation Kuqarit.


Shtuar 12.06.2021 11:48