Pogradec/ Larguan nga vendngjarja 39-vjeçarin që kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, 2 të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Pogradec pasi kanë larguar dje nga vendi i ngjarjes Spartak Çelën pasi kërcënoi Punonjësit e Task Forcës.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë. Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

39 vjeçari pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Ç. dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Shtuar 26.04.2024 16:50