Einxhel Shkira pranon për herë të parë lidhjen me reperin e njohur? (VIDEO)

Moderatorja Einxhel Shkira është një nga më të komentuarat në vendin tonë dhe shpesh bëhet kryefjalë e mediave, qoftë kur është pjesë e ekranit, qoft kur është jashtë tij. Kohët e fundit Einxhel është treguar hermetike rreth jetës personale duke i lënë ndjekësit në kuriozitet se çfarë po ndodh me anën sentimentale. Së fundmi, moderatorja ka qenë e ftuar në “Natën me Aulonën” që transmetohet të shtunën mbrëma. Mirëpo, Aulona Musta ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video me gjërat më pikante të puntatës së nesërme.

Dhe vëmendjen e ka marrë një fragment gjatë të cilit Einxhel flet për lidhjen me një personazh publik. “Ke pasur ndonjëherë të dashur një personazh të njohur?”-pyet Aulona, teksa në video shihet Einxhel duke thënë: “Po, kam qenë. Merrej ne muzikë dhe hip hop.” Megjithatë, në mënyrë që të qartësohemi duhet të shohim intervistën e plotë.


Shtuar 12.06.2021 10:42