Artisti i njohur, Jon Bon Jovi ka pranuar se e ka kaluar kufirin disa herë gjatë martesës së tij 34-vjeçare me gruan, Dorothea Hurley.
Duke folur për Independent, ylli 62-vjeçar i rock-ut tha:
“Çështja është të mos gënjesh kurrë se ke qenë shenjtor, por edhe të mos jesh aq budalla sa të prishësh jetën familjare”.
Bon Jovi pranoi se martesa e tyre zgjati kaq shumë për shkak të durimit dhe tolerancës së gruas së tij ndaj tradhtisë së tij gjatë viteve. Ai shpjegoi gjithashtu se ata kanë një “admirim të ndërsjellë dhe janë mjaft me fat që janë rritur së bashku”.
Jovi pranoi se ishte penduar për lidhjet e tij të shumta jashtëmartesore në këngën e tij të vitit 1993, “Bed of Roses”. Kujtojmë se këngëtari i njohur u martua me Harley-n në Las Vegas në vitin 1989, me të cilën ishte që në shkollë.
Ata kanë katër fëmijë: 29-vjeçarin Jesse, 21-vjeçarin Jake, 20-vjeçarin Romeo dhe 30-vjeçarin Stephanie.
Jon Bon Jovi admits he hasn’t ‘been a saint’ in 34-year marriage to high school sweetheart Dorothea Hurley https://t.co/4Z0RjaE3W8 pic.twitter.com/kMh07E4YYd
— Page Six (@PageSix) April 24, 2024