“Dashuria është e papritura më e bukur”/Heidi përlotet nga mesazhi i mamit

Pasditen e sotme, produksioni ka sjellë ‘Big Love’ ku banorët janë pozicionuar të gjithë përpara Led Wall-it teksa kanë marrë pafund mesazhe mbështetëse, emocionuese nga familjarët, mbështetësit e tyre dhe jo vetëm.

Teksa pak momente më parë Egla mori një mesazh prej nënës së saj që e bëri të përlotej,  ishte rradha e Heidit.

Ajo është përlotur pasi ka marrë një mesazh emocionues nga e ëma ku kjo e fundit shkruan:

“Na ka marrë malli për ty. Ne të ndjekim me kënaqësi dhe do ti mbështesim gjithmonë zgjedhjet e tua. Mendoj se dashuria është e papritura më e bukur që të ka ndodhur.”

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Shtuar 22.04.2024 19:05