Dhunohet nga bashkëshorti, këngëtarja Maja pajiset me urdhër mbrojtje

Këngëtarja Maja Aliçkaj, e njohur më së shumti për këngët popullore jugore, pak ditë më parë është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës për burrin e saj, ku ky i fundit ushtronte dhunë ndaj artistes.

Duket se ata kanë patur probleme prej kohësh në marrëdhënien e tyre, e ndërsa çifti është parë shpesh së bashku në dalje televizive teksa reklamonin shtëpinë e tyre.

Gjykata ka marrë vendimin për Arben Shuaipin të mos i afrohet bashkëshortes së tij më shumë se 200 metra gjithashtu ai duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.

Teksa shpesh herë u panë të dilnin për të reklamuar vilën e tyre në Mullet, çifti paska në pronësi dhe dy vila të tjera në zonën e Rolling Hills.


Shtuar 22.04.2024 16:51