Fati i buzëqeshë Arsenalit, shtatë lojtarë i mungojnë rivalit të radhës në Premier Ligë

Shtatë lojtarë të Wolves pritet të mos jenë të disponueshëm për ndeshjen ndaj Arsenali.

Nelson Semedo, Matheus Cunha, Craig Dawson, Jean-Ricner Bellegarde dhe Pedro Neto janë përjashtuar nga kjo ndeshje, ndërsa Hwang Hee-chan dhe Rayan Ait-Nouri janë në mëdyshje dhe gjendja e tyre do të shikohet.

Cunha ndoshta do të jetë humbja më e madhe e Wolves, me brazilianin që ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime këtë sezon.

Ka qenë trajneri Gary O’Neil që ka njoftuar për mungesat.

Arsenali ka fituar katër takimet e fundit me Wolves, duke përfshirë një fitore 2-1 në Emirates në dhjetor.

Një tjetër fitore do t’i çojë Gunners në krye të Ligës Premier, me Man City që do të jenë në aksionin e FA Cup. /Telegrafi/


Shtuar 19.04.2024 20:09