Një i moshuar i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme duke pirë fotoksinë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gojan i Vogël të Pukës, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor.