“Non Grata” në SHBA, Berisha paralajmëron Ramën: Kam punë me ty, do të mbash përgjegjësi!

Ish-kryemistri Sali Berisha ka paralajmëruar hakmarrje ndaj kryeministrit Rama duke e fajësuar këtë të fundit për vendimin “Non Grata” në SHBA dhë bërin e ish-kryeministrit shembull.

Këtë deklaratë të fortë, Berisha e bëri gjatë mbrëmjes së sotme në një interviste për Syri Tv.

Berisha: Kam punë me Ramën. Nuk jam marrë me të por do merrem. Për këtë që ka bërë ai do të mbajë përgjegjësi. Ka bërë diçka të pashembullt në historinë e vendit. Më është prekur dinjiteti im. /albeu.com/

 


Shtuar 10.06.2021 22:56