Preç Zogaj e Bashkim Shehu në prozë dhe Shaban Murati në publicistike janë tre fituesit e çmimit kombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2024.
I kthyer në traditë, edicioni i 8 i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishem ishin autoritete lokale si dhe personalitete të artit dhe letersisë shqipe të cilët vlersuan këtë event që i dedikohet At Zef Pllumit.
“Ndjehem i nderuar që marr një çmimin që mban emrin e madh të një iluministi si At Zef Pllumi”, tha Shaban Murati.
Munguan në ceremoni, Preç Zogaj dhe Bashkim Shehu, ndaj çmimet në emer të tyre i tërhoqën familjarët.
Ndërsa studiuesi Behar Gjoka u shpreh se “Duhen përgëzuar ata që vijojnë të mbajnë gjallë fjalën e At Zef Pllumit”.
Në këtë konkurs juria e përbërë nga emra të njohur të lertësisë shqipe si Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlersoi me çmime karriere Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin.Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shrimtaret Namik Dokle dhe Ahmet Premçi.