Krim i rëndë në familje/ I mori telefonin, 13-vjeçarja vret me thikë nënën e saj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pensilvani të SHBA-së, ku një adoleshente, akuzohet se ka vrarë me thikë nënën e saj, pasi i ka marrë celularin.

Anëtarët e policisë nga stacioni lokal në Wilkes-Barre, Pensilvani, u thirrën të premten pasdite për të ndërhyrë pas një raportimi se një grua nuk po jepte shenja jete, raporton Newsweek.

Me të mbërritur në vendin e krimit, oficerët e policisë gjetën një grua me plagë të shumta me thikë në zonën e qafës dhe shpinës.

Në përfundim, arritën në konstatonin vdekjen e saj.

Në vendngjarje është gjetur një djalë 11-vjeçar me plagë në shpinë të shkaktuara nga thika, por jashtë rrezikut për jetën, si dhe vajza 13-vjeçare e viktimës, e cila u akuzua për vrasjen.

Sipas policisë, vajza ka rrëfyer në vend se ka vrarë nënën e saj pas një debati gjatë të cilit i është marrë iPhone.

Sipas policisë, vajza dukej e shqetësuar dhe e penduar për atë që kishte bërë.

 

 


Shtuar 2.04.2024 10:08