UEFA do të rris numrin e lojtarëve në Euro 2024, në datën 8 prill zgjidhen problemet e mëdha të Silvinjos

Kanë mbetur edhe pak muaj deri në eventin që presin të gjithë tifozët këtë vit, që sigurisht është kampionati europian, i cili do të luhet në Gjermani.

Së fundmi trajnerët e kombëtareve të ndryshme kanë nisur të flasin publikisht për shtimin e mundshëm të lojtarëve që do të mund të ftojnë në Europian.

Organizatorët e Kampionatit Evropian, që sigurisht është UEFA, kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të dëgjojnë zërin e trajnerëve nëse duan lista më të mëdha lojtarësh për Evropianin e këtij viti.

UEFA është gati të pranojë rritjen e numrit të lojtarëve në listë nga 23 në 26.

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka thënë qartë këtë javë se për shkak të lëndimeve nuk ka kuptim që lista e lojtarëve që përzgjedhësit ftojnë në Europian të jetë 23, por të jetë pak më e madhe.

Për shkak të pandemisë COVID-19, UEFA e rriti numrin e lojtarëve në listë në 26 për Kampionatin e fundit Evropian, i cili duhej të luhej në vitin 2020, por u luajt një vit më vonë.

Të njëjtën gjë bënë edhe në Kampionatin Botëror të mbajtur në vitin 2022.

Mirëpo, vitin e kaluar UEFA mori vendim që nga kampionati evropian që do të luhet këtë vit, numri i lojtarëve në listë do të kthehet në 23, por siç qëndrojnë gjërat, kjo nuk do të ndodhë.

Pas dy javësh në Dusseldorf do të mbahet një mbledhje ku përveç zyrtarëve të UEFA-s do të marrin pjesë edhe seleksionuesit dhe zyrtarët e 24 kombëtareve.

Pikërisht atëherë do të “diskutohet” kjo kërkesë e trajnerëve.

“Biseda me kombëtaret që u kualifikuan në Kampionatin Evropian do të zhvillohet më 8 prill dhe më pas UEFA do të dëgjojë zyrtarisht propozimet e përzgjedhësve”, tha UEFA. /Sport Ekspres/


Shtuar 28.03.2024 19:48