Kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov dhe ekipi i tij realizuan takim pune me përfaqësuesit e misionit monitorues reaktiv të UNESCO-s, të cilët po qëndrojnë për vizitë pune në vend.
Para anëtarëve të Qendrës së Trashëgimisë Botërore, Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitetet dhe Unionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, si dhe ekipit Koordinues Kombëtar nga Maqedonia, Pecakov theksoi përkushtimin e fuqishëm të Komunës së Ohrit për ruajtjen e të trashëgimisë natyrore në rajonin e Ohrit.
“I kam informuar në detaje për të gjithë hapat që po ndërmarrim si Vetëqeverisje Lokale dhe afatet kohore për zbatimin e tyre. Jemi fuqishëm të përkushtuar dhe nuk devijojmë në zbatimin e rregullave tashmë të përcaktuara për ruajtjen e statusit të UNESCO-s”, thotë Pecakov.