Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi bën gafë pas miqësores: “Jam i lumtur që morëm 3 pikë”

Zakonisht lojtarët shqiptarë kanë një kasetë të regjistruar që e përdorin sa herë dalin në deklarata për mediat.

Këtë herë ajo që vjen nga Kosova është një histori qesharake. Spektaklin e ka dhënë Vedat Muriqi, i cili është bërë protagonist më shumë pas ndeshjes me Armeninë sesa gjatë kësaj përballje.

“Jam shumë i lumtur që e kemi nisur me tre pikë. Ky trajner është i mirë, na ka përgatitur edhe nga ana teknike dhe kjo na mungonte shumë në krahasim me përgatitjet që na kanë bërë trajnerët e tjerë”, ka thënë Muriqi pasi Kosova fitoi 0-1 në miqësoren kundër Armenisë.


Shtuar 24.03.2024 15:12