Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar për vrasjen e një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, duke e konsideruar rastin një sinjal alarmi për krizën e thellë shoqërore në Kosovë.
Të lidhura
None found
Sipas Tahirit, shoqëria kosovare nuk mund të vetëpërkufizohet si moderne dhe perëndimore, ndërsa gjatë konflikteve apo mosmarrëveshjeve rikthehet te një mentalitet që kërkon justifikime përmes traditës dhe kanunit.
“As tradita, as kanuni dhe as feja nuk mund ta justifikojnë vrasjen. Ka ardhur koha të flasim hapur, ta sfidojmë këtë mentalitet dhe të mos heshtim më. Dhuna nuk është nder, në veçanti vrasja e grave nuk është traditë, kurse heshtja nuk është zgjidhje”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.
Ai ka kërkuar që shoqëria të përballet drejtpërdrejt me mentalitetin që e normalizon dhunën dhe ka theksuar se heshtja nuk mund të shihet si zgjidhje përballë ngjarjeve të tilla.






