Më shumë se një vit pa shënuar gol me Argjentinën, Lautaro: Ky problem do të zgjidhet, do ua dëshmoj se e keni gabim

Lautaro Martinez është një nga lojtarët kryesorë të Argjentinës, por prej më shumë se 1 viti e gjysmë nuk po arrin të gjejë rrugën e rrjetës.

Prej nëntorit të vitit 2022 sulmuesi i Interit “agjëron” te kampionët e botës, teksa as në sfidën ndaj El Salvadorit nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës.

Në lidhe me këtë fakt, argjentinasi ka theksuar se ky është një problem që do të zgjidhet së shpejti dhe se për të e rëndësishme është që të ndihmojë skuadrën në fushën e lojës.

Ndër të tjera nënvizoi se goli do të vijë së shpejti dhe do iu dëshmojë të gjithë kritikëve se e kanë gabim.

“Problemi mund të zgjidhet me qetësi. Mundohem të tregoj vetën në fushë. I lashë njerëzit flasin, nuk më intereson shumë mendimi i tyre, sepse në çdo seancë stërvitore i tregoj trajnerit se jam gjithmonë në dispozicion të ekipit për çdo gjë, duke filluar si titullar, si zëvendësues apo në tribunë.

Punoj shumë për ta veshur këtë fanellë, sepse është më e bukura. Më pëlqen të konkurroj, më pëlqen të jap më të mirën. Ndonjëherë goli nuk vjen, këtë herë u përpoqa shumë, por nuk munda. Do të vazhdoj të shpresoj që në ndeshjen e radhës të kem mundësinë të shënoj, të buzëqesh sërish dhe t’u dëshmoj të gjithë atyre njerëzve që flasin aq shumë për mua se e kanë gabim”, ka përfunduar kapiteni i Interit.


Shtuar 24.03.2024 14:36