“Avullojnë” biletat për miqësoren me Kilin, tifozët nuk zhgënjejnë Kombëtaren kuqezi

Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës për herë të parë në vitin 2024 këtë të premte. Kuqezinjtë do të zhvillojnë një test miqësor me Kilin në Parma në orën 20:45.

Një interes jashtëzakonisht i lartë nga tifozët për të blerë biletat. FSHF ka konfirmuar se deri më tani janë shitur plot 12.000 bileta.

Stadiumi “Ennio Tardini” ka një kapacitet prej 22.300, thuajse identik me “Air Albanian”.

Diçka më shumë se 50% e stadiumit është ‘ezauruar’ që tani, ndërsa deri në ditën e ndeshjesh pritet që të arrihet kapaciteti i plotë.

Qindra mijëra shqiptarë jetojnë në Itali, e mijëra të tjerë në shtetet pranë të cilët më të “lehtë” do ta kenë të shkojnë në Parma sesa për kualifikueset kur vinin në Tiranë.

Kuqezinjtë vijojnë me seancat përgatitore dhe nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, grupi është i plotë.

Pas miqësores me Kilin, Kombëtarja udhëton në Stokholm aty ku e pret Suedia më 25 mars për miqësoren e rradhës.


Shtuar 20.03.2024 16:37