Gjatë “prime-it” të sotëm ish banorja e Big Brother, Sara ka komentuar se si u prit në Kumanovë, në familjen e Bardhit:
“Kur kam shkuar në Kumanovë u prita aq ngrohtë sa që u ndjenin në faj se pse duhet të ishte ky opinion që ne nuk të duan. Unë bisedoj me ta aq herë në ditë sa bisedon Bardhi. Bardhi bën ndonjë herë shaka që ndonjëherë më duket se të duan më shumë se ç’më duan mua. Për sa kohë ushqehet kjo figurë e imja nga njerëz që unë nuk i njoh, më janë vendosur mbi kurriz emra që unë as nuk i njoh dhe as nuk i kam takuar ndonjëherë.”