I ardhur në SHBA me programin e Biden, emigranti nga Haiti përdhunon të miturën me paaftësi

Një emigrant nga Haiti që erdhi në SHBA me programin e kontestuar të “pranimit me kusht” është akuzuar dje me përdhunimin e një 15-vjeçarjee me paaftsi fizike në një strehë shtetërore akomodimi ne Boston.

26 vjeçari Cory Alvarez, u ndalua dje në Rockland, Massachusetts pasi kishte sulmuar vajzën në hotelin e kthyer në qendër emigrantësh.

Policia e Rockland ndaloi haitianin në hotel, kurse 15-vjecarja u dërgua në spital pas sulmit.

Përdhunuesi kishte ardhur në SHBA një muaj më parë me programin e “provës së garancisë” për emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua e Venezuela, të cilët duhet të kenë një person garant, sipas rrjetit Fox News. Programi është kontestuar pasi lejon deri në 30,000 emigrantë në muaj të hyjnë në SHBA, përveç hyrjeve te tjera kufitare

Haitiani qe kishte ardhur me avion ne SHBA, u deklarua i pafajshëm në deponimin e tij në New Jersey për akuzën e përdhunimi të një të miture.

Programi i emigrantëve i njohur si CHNV të cilin përdhunuesi shfrytëzoi për të hyrë në SHBA, është dënuar ashpër që kur u hap vetëm për Venezuelanët në 2022, dhe më pas u zgjerua për vende të tjera latine.

Ai fillimisht lehtësonte ardhjen e venezuelanëve me avion në SHBA nëse nuk kishin hyrë më aprë ilegalisht, kishin kaluar disa kontrolle dhe kishin një sponsor në SHBA.

Më pas programi çuditërisht u hap dhe për Haitin, Nikaraguan e Kubën në 2023, duke lejuar deri në 30,000 njerez në muaj me këtë kriter.

Një padi republikane kundër programit të administratës së Biden, u refuzua në gjykatë. Administrata Biden mbronte programin e pranimeve duke thënë se ishte “një mënyrë e sigurt dhe e rregullt për të hyrë në SHBA.”

Zhvillimi vjen teksa në Haiti raportohet për trazira anti-qeveritare që po përshkallëzohen në luftë civile, që mund të sjellin një valë edhe më të madhe emigrantësh drejt SHBA


Shtuar 15.03.2024 22:33