Barcelona dhe Getafe nuk janë më të interesuara për nënshkrimin e Mason Greenwood pasi Manchester United vendosi çmimin prej 50 milionë eurosh.
Anglezi 22 vjeç, ka shijuar një periudhë të mirë si huazim te Getafe këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar pesë të tjerë deri më tani.
Kjo çoi në dëshirën e Getafes për ta mbajtur atë përgjithmonë, ndërkohë që Barça po monitoronte gjithashtu anglezin.
Megjithatë, të dy klubet tani thuhet se janë shtyrë të heqin dorë nga kërkesa e Man United, e cila ata besojnë se është e shtrenjtë.
Sipas Marca, Man Utd kërkon hiq më pak se 50 milionë euro për kartonin e talentit anglez.
Greenwood u largua nga Old Trafford pasi u hoq nga skuadra pas akuzave për përdhunim dhe sulm ndaj partneres së tij.
E ardhmja e tij mbetet e pasigurt, por ai po vazhdon me paraqitje shumë të mira në La Liga. /Telegrafi/