Greqi/ Qëllohet me armë një emigrant, dyshohet se është shqiptar

Një atentat me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, ku dyshohet se një emigrant është qëlluar me armë.

Sipas raportimeve të mediave vendase, një person është qëlluar me plumb në kokë nga një grup personash ende të paidentifikuar.

Dyshohet se i plagosuri është një emigrant me origjinë shqiptare. Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali me shisha në kryqëzimin e rrugëve Epirou dhe Michail Voda, ndërsa ende nuk dihet ende shkaku i plagosjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 8.03.2024 22:28