Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, menaxhonin disa plantacione kanabisi

Një bandë shqiptare që menaxhonte disa plantacione kanabisi në qytetin e Deurne është kapur në Antwerp. Tetë persona u arrestuan javën e kaluar pas disa kontrolleve në shtëpi, kryesisht në Limburg.

Autoritetet në Antwerpen kanë vendosur masën e paraburgimit për 7 shqiptarë dhe një shtetas gjerman.

Ata u arrestuan të enjten e kaluar kur policia kreu kontrolle të shtëpive në vende të ndryshme, veçanërisht në Limburg. U çmontuan tre plantacione aktive të kanabisit.

Së bashku, u zbuluan më shumë se 1000 bimë dhe u sekuestruan 43 kilogramë kanabis të korrur. Drejtuesit e bandës drejtonin plantacionet nga Deurne, prandaj hetimi po kryhet nga hetuesit e Antwerpen.

 


Shtuar 5.03.2024 20:32