Bllokuan rrugën duke festuar, procedohen penalisht 15 persona

Policia ka nisur procedimin penal për 15 persona në Kuçovë, pasi janë grumbulluar duke manifestuar në mënyrë të paligjshme në fshatin Lumas, duke bllokuar rrugën.

Këta persona nuk i janë bindur urdhrit të policisë, duke i penguar dhe kundërshtuar këta të fundit të kryejnë detyrën e tyre në mbështetje të Bashkisë Kuçovë, për realizimin e investimit për ujësjellësin në fshatin Lumas.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi procedimi penal për shtetasit R. S., A. Sh., P. S., N. Ll., G. S., M. Ll., I. Sh., B. Sh., B. S., R. Sh., I. Sh., F. S., N. Ll., D. S., G. Ll., të gjithë banues në Lumas, Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 8.06.2021 10:38