Zelensky falenderon Shqipërinë për mbështetjen: Ne të gjithë e meritojmë të jemi në BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka falenderuar kreun e qeverisë Edi Rama dhe Shqipërinë për mbështetjen që i kanë dhënë vendit të tij pas pushtimit rus në vitin 2022.

Zelensky tha se është shumë e rëndësishme që regjimi i Putinit të humbasë. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e integrimit të të gjitha vendeve evropiane në BE.

Zelensky: Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm. Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se cfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë. Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. 

Nuk duhte të ketë Evropë me dinjitete të ndryshme, ku dikush të ketë paqe dhe dikush vuan, ose kur dikush meriton integrimin në aleanca të ndryshme dhe dikush mbetet pas. Ne duhet të bashkëpunojmë, pasi besojm që cdo komb në Evropë meriton integrimin e plotë. Ukraina mbështet vendet tuaja në rrugën e integrimit dhe ju është mirënjohëse për mbështetjen që ju po na jepni në integrimin tonë. Ne e meritojmë të jemi pjesë e komunitetit evorpian dhe euroatlantik./albeu.com 


Shtuar 28.02.2024 12:10