Forcat e rendit boshatisin stadiumin, tifozët shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes Kukësi – Erzeni

Ndeshja mes Kukësit dhe Erzenit u ndërpre që në minutën e 64-t. Goli i përmbysjes së shijakasve u pasua me hyrjen e tifozëve në fushën e lojës. Ky veprim bëri që skuadra e Erzenit t’i drejtohej dhomës së zhveshjes, deri në çastin kur të garantohej siguria për vazhdimin e lojës.

Pas më shumë se 10 minutave ndërprerje, forcat e rendit morën vendimin për të boshatisur stadiumin. Policia shoqëroi jashtë tribunave tifozët ultras të cilët ishin pranishëm në mënyrë që të riniste ndeshja rregullisht. /Sport Ekspres/


Shtuar 25.02.2024 15:42