Milan në kërkim të një transferimi të ri, ‘peshkon’ tek Manchester United

Milan do të synojë përforcime në fazën defanzive për sezonin e ardhshëm dhe raportohet se janë të interesuar për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Manchester United, Victor Lindelof.

Mediumi spanjoll Fichajes pretendon se Milani janë të interesuar për reprezentuesin suedez për sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e 29-vjeçarit në “Old Trafford” është e pasigurt përkundër 22 paraqitjeve të tij në të gjitha garat.

“Djajtë e Kuq” janë përballur me një krizë lëndimesh në sezonin 2023/2024, veçanërisht me mbrojtësit qendror, kështu që kjo e shpjegon mungesën e minutave për Lindelof këtë sezon.

Manchester United po ashtu pritet që të nënshkruajnë me një mbrojtës të ri sezonin e ardhshëm, kështu që një blerje e re në mbrojtje do të shkaktonte largimin e Lindelof.

Në të njëjtën kohë, Milani ka vlerësuar në muajt e fundit përforcimet e mundshme në fazën defanzive.

Ata kanë rikthyer në ekip Matteo Gabbian pas një huazimi tek Villarreali në afatin e janarit, por kanë disa emra në listën e tyre të dëshirave si Lillian Brassier, Jakub Kiëior dhe Clement Lenglet.

Sipas Fichajes, Milani do të ndjekë nga afër situatën e Lindelof gjatë muajve në vazhdim, para se të vendosin për një ofertë në drejtim të United. /Telegrafi/


Shtuar 25.02.2024 14:21