Pesë anglezët që njihen si grupi i vëzhguesve në vrasjen e Ardian Nikulajt dhe një shqiptar i dyshuar si porositësi i vrasjes kanë dalë përpara Gjykatës së Eekstradimeve në kryeqytetin britanik.
Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, Harry Simpson bashkë me shqiptarin Edmond Haxhia, bashkë me avokatët e tyre, u përfshinë në një seancë parapëgatitore për nisjen e seancave ku do të shqyrtohet kërkesa e shtetit shqiptar.
Nga dolumentet e gjykatës është vendosur nisja e seancës së parë të shqyrtimit të ekstradimit në 21 Mars 2024.
Parashikohem disa seanca gjyqësore në paraqitjen e provave sjellë nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri si dhe shpalosja e pretendimeve të mbrojtjes.
Pritet me interes ajo çfarë do te thotë mbrojtja përballë një mori me materiale filmike të kamerave të sigurisë administruar si provë nga policia dhe Prokuroria e Lezhës.
Këto materiale, janë pjesë e dosjes dërguar nga Shqipëria për këtë proces.
Përfaqësuesi i Shqipërisë në këtë proces pritet ta nisë prezantimin e kërkesës pikërisht me këto pamje filmike e të shpjegojë rolin e të kërkuarve nga Shqipëria për tu ekstraduar.
Thomas Mithan, Steven Hunt, Edmond Haxhia do të vijonë të qëndrojnë në paraburgin ndërsa Harriet Bridgeman e lirë me kusht.
Për vrasjen e Ardian Nikulajt Prillin e vitit të shkuar, nga Maroku pas bisedimeve intensive nga Drejtoria e Mardhënieve me Jashtë në Policinë e Shtetit, u realizua në Dhjetor 2023 sjellja e Ruben Saraiva i dyshuar si ekzekutor.