E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur shqiptare

Një lajm i trishtë për të gjithë median shqiptare, është ai i ndarjes nga jeta i gazetares Afërdita Selimi.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Lidhja e Gazetarëve Ekonomikë të Shqipërisë.

Afërdita vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

“LAJM I TRISHTË

Me pikëllim po ju njoftoj për ndarjen nga jeta të koleges dhe shoqes sonë Afërdita Selimi. Afërdita, një prej gazetareve më të suksesshme të ekonomisë në vendin tonë, ndërroi jetë e qetë pranë familjes së saj, pas një sëmundjeje të gjatë, thuhet në postim.

RTSH, vendi ku Afërdita u rrit dhe punoi gjithë jetën, do hapë dyert për Ceremoninë e Homazheve: e premte, 23 Shkurt, ora 10:00-11:00. Holli i Radio Tiranës”, thuhet në njoftim.


Shtuar 22.02.2024 12:05