Shpërthen bombula e gazit në Korçë, banesa përfshihet nga flakët

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës.

Shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Të lidhura

None found

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa policia po bën zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 7.06.2021 16:07