OpenAI vlerësohet me 80 miliardë dollarë

OpenAI ka finalizuar një marrëveshje që e vlerëson kompaninë e inteligjencës artificiale në 80 miliardë dollarë sipas një raporti të New York Times publikuar ditën e Premte.

Kompania do të shesë aksione tek një tender udhëhequr nga kompania Thrive Capital tha raporti.

Sipas marrëveshjes, punonjësit do të mund të shesin aksionet e tyre në kompani dhe nuk është një raund tradicional financimi që gjeneron para për biznesin.

Një marrëveshje e ngjashme u bë edhe vitin e kaluar. Kompanitë Thrive Capital, Sequoia Captal, Andreessen Horowitz dhe K2 Global ranë dakord të blejnë aksionet e OpenAI në një tender që vlerësoi kompaninë me 29 miliardë dollarë.

Lançimi i ChatGPT në fund të 2022 nxiti një “shpërthim” të inteligjencës artificiale duke bërë kompanitë që vihen në kërkim të aplikimit të saj. /CIO Albanian


Shtuar 20.02.2024 23:43