VIDEO/ Moment për të mos u humbur! I rrethuar nga bananet, Dashnor Diko hyn në shtëpi, si reaguan banorët

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 3 janë vënë sot përballë një sfide shumë të vështirë.

Ata duhet të mos reagojnë ndaj çdo gjëje të jashtëzakontë që Vëllai i Madh vendos t’i sporovojë.

Pasi kaluan provën e vështirë me futjen e personave të afërm apo zërat e tyre, këtë herë në shtëpi u fut këngëtari Dashnor Diko.

Ashtu siç e njohim me këngën “Banania”, ai u fut në shtëpi me një karrocë të mbushur plot me banane.  Banorët e patën të vështirë mos reagonin pasi vazhdimisht qeshën, por e kamufluan.


Shtuar 19.02.2024 19:10